4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Pas dorëheqjes nga VV-ja, Dardan Sejdiu jep dorëheqje edhe nga posti i deputetit

Dardan Sejdiu pritet të japë dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës për t’u rikthyer në ulësen e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, bëjnë të ditur burimet e portalit “Zeri.info”.

Sipas këtyre burimeve të “Zërit” kalimi i Sejdiut në Komunën e Prishtinës është çështje ditësh, ku do t’i bashkohet ekipit të Shpend Ahmetit.

Ky i fundit ka emëruar partnerin e koalicionit Selim Pacollin nënkryetar, por tashmë ekziston baza ligjore që Komuna t’i ketë dy nënkryetarë.
Sejdiu edhe më herët ka qenë nënkryetar i Komunës së Prishtinës, por para zgjedhjeve të fundit parlamentare kishte dhënë dorëheqje për të marrë pjesë në zgjedhjet e 12 qershorit 2017 me lëvizjen “Vetëvendosje”.

Lëvizja muajt e fundit po përjeton përçarjen më të madhe që nga themelimi, pas publikimit të disa mesazheve në “Viber” ku Aida Dërguti e kishte fyer rëndë Albin Kurtin.
Pas kësaj Dërguti ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat partiake.

Njësoj kanë vepruar edhe disa zyrtarë të lartë të partisë, përfshirë këtu ish-kryetarin Visar Ymerin, ish-nënkryetarin Dardan Sejdiun etj., të cilët bashkë me ish-sekretarin Dardan Molliqajn, po e kundërshtojnë kandidimin e Albin Kurtit për kryetar të partisë.
Përndryshe, me tërheqjen e Sejdiut nga pozita e deputetit, ulësen e tij do ta zërë Ylli Hoxha. Edhe ky i fundit javë më parë kishte dhënë dorëheqje nga strukturat partiake.
Gazeta “Zëri” ka bërë përpjekje që ta kontaktojë për këtë çështje edhe Dardan Sejdiun, por nuk ka arritur të marrë përgjigje nga ky i fundit.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img