E.G., është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndaj të njëjtit do të kërkohet edhe paraburgim.
Këto informacione i dha për Express zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Me vendim te prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Gjitashtu, ndaj të pandehurit prokurori i shtetit është duke parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale “Vrasje në tentativë””, tha Nikçi për Express.
E.G., dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një organizim të garës për përleshjen e qenve, paraprakisht aty kishte pasur konflikt fizik.