-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Pas disa muajsh në arrati arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen në Drenas, zbulohet identiteti i tij

Pas disa muajsh në arrati, Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë dhe arrestojë personin që dyshohet për një rast të tentim vrasjes që ka ndodhur në fund të vitit të kaluar në Gllobar të Drenasit. Si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore, i dyshuari është zbuluar dhe tashmë ndodhet në ndalim policor.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Visar Binakajn, i cili dyshohet se më 20 dhjetor të vitit të kaluar kishte tentuar ta vras një person, në rrugën e Jasharajve.

Për motive ende të panjohura, ai po dyshohet se kishte gjuajtur me armë hiç më pak se gjashtë herë në drejtim të një veture, në të cilën ndodheshin disa persona.

Pasi rasti ishte denoncuar, Policia ka rënë në gjurmët e të dyshuarit, i cili është ndaluar mbrëmë në qytetin e Pejës dhe më pas është intervistuar nga hetuesit policorë, lidhur me veprat me të cilat ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

I dyshuari do të hetohet për dy vepra penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim ë paautorizuar të armëve”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img