Pas përfundimit të debatit dy ditor për rezolutën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili nuk arriti të miratohet, Kuvendi ka hapur seancën e re.
Kryesuesi i Kuvendit, Xhavit Haliti ka bërë të ditur se tashmë do vazhdohet me seancë të re në të cilën janë 22 pika të rendit të ditës.
Megjithatë, në këtë seancë mungojnë deputetët e LDK-së dhe Vetëvendosjes, të cilët lëshuan sallën pasi rezoluta për dialogun nuk arriti të miratohet.