Ish-banori i “Big Brother VIP”, Shpat Kërleshi, i cili e la shtëpinë dy javë më parë, vazhdon të jetë prezent në media. Kohët e fundit, ai ishte i ftuar në emisione e në intervista në Shqipëri, pasi po qëndron edhe për arsye personale.
Një ditë më parë, ai ishte i ftuar në “E diell”, ku ka zbuluar se ka nisur një lidhje dashurie me modelen Klarisa Cena.
Ata të dy u vendosën në një takim disa minutësh përballë njëri-tjetrit, ku u zbulua raportin që kanë. Shpati tregoi se ai dhe Klarisa janë njohur në prapaskenë, ku kanë folur dhe mesa duket tani janë bashkë.
Madje kur Klarisën e kishin pyetur nëse do futej në Big Brother, ajo ishte përgjigjur: “S’më lë Shpati”.
Mesa duket, Shpati harroi edhe Dean edhe Nitën të cilat brenda shtëpisë flirtonin me të./PrishtinaPress/