Site icon PrishtinaPress

Pas Covid-19, Meta paralajmëron betejë me një armik të dukshëm

Presidenti Ilir Meta ka tërhequr sot vëmendjen e qytetarëve në një betejë me një sëmundje tjetër, të dukshme, e cila po shkatërron jo njerëzit, po pyjet e Shqipërisë, pasuri e popullit: Procesionaren.

Në një mesazh me video, Meta paralajmëron: “Ndërsa lufta me virusin e padukshëm COVID-19 po përparon dhe do fitohet shumë shpejt, një betejë të gjatë e të vështirë kemi me një armik të dukshëm, procesionarien, që prej kohësh po helmon, degradon dhe po i shkatërron pishat tona të jashtëzakonshme, jo vetëm në Kolonjë e Qarkun e Korçës, por anë e mbanë vendit.

Vetëm duke i kushtuar pa vonesë vëmendjen e duhur kësaj beteje do mund të shpëtojmë këtë pasuri të madhe natyrore të popullit dhe të vendit tonë.”

Exit mobile version