Kryeministri Boris Johnson mund të jetë gati të shkojë pas “të pasurve të fuqishëm” të Britanisë së Madhe. Nuk bëhet fjalë për një sulm në shkallë të plotë të pasurisë, por tek taksat e vendit ku një shumicë e mirë vjen kryesisht nga të pasurit. Ndaj qeveria që ka nevojë për çdo qindarkë për të financuar gropën e madhe të shpenzimeve që la pas BBREXIT-i, duket se do t’i vë në në shënjestër të pasurit.
Aktualisht Britania e Madhe aplikon më shumë se 1,100 lehtësime monetare që kushtojnë më shumë se 517 miliardë dollarë në vit, ekuivalent i gjysmës së të gjitha shpenzimeve të qeverisë. Por programet janë ose jetike për inkurajimin e investimeve, si përparësi për qeverinë që përpiqet të rrisë produktivitetin, ose të njohura në mesin e mbështetësve tradicionalë të Partisë Konservatore të Johnsonit.
Programet si nxitja për ndërmarrjen, nga ana tjetër, janë shumë të vogla për të bërë ndryshime.
Kështu për shembull, kontributet e punëdhënësve dhe lehtësimet nga taksat e pensioneve kushtojnë mbi 40 miliardë stërlina në vit, si të ardhura të humbura, ekuivalent i gjithë buxhetit të shkollave britanike. Sipas Institutit të Studimeve Fiskale, nga ana tjetër, kufizimi i lehtësimit ndaj normës bazë të taksës 20 për qind do të gjeneronte 11 miliardë stërlina.
Ndaj tani, nëse kryeministri britanik del me idenë se lehtësirat fiskale nuk duhet të jenë kaq të gjera dhe dorëlëshuara, ai do të godiste njerëzit që fitonin më shumë se 50 mijë stërlina në vit, për të cilët Johnson premtoi ulje të taksave gjatë fushatës së tij të vitit të kaluar. Qeveritë e njëpasnjëshme kanë përmirësuar ndërhyrjen dhe lehtësimin e taksave të pensioneve nga frika e zemërimit të klasës së mesme dhe duket se e gjitha kjo, për Britaninë e Madhe pas BREXIT-it është më bujare se sa duhet.