Ministri i Financave, Hekuran Murati ka publikuar borxhet e 10 komunave të Kosovës.
Sipas grafikonit të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, komunat me më së shumti obligime të papaguara janë Gjilani, Ferizaji e Mitrovica.
“Nisur nga interesimi i shtuar i mediave dhe publikut për borxhet e komunave, në vijim gjeni grafikonin që paraqet 10 komunat që kanë më së shumti obligime të papaguara (sipas prerjes në fund të muajit gusht)”, ka shkruar Murati.

Kujtojmë se para pak ditësh Thesari ia ka bllokuar komunës së Mitrovicës të gjitha pagesat dhe shpenzimet për shkak të borxheve të mëdha që ka kjo komunë.