-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Pas Berlinit, Thaçi shkon në Austri, takon kancelarin Kurz

Pas vizitës në Berlin, kur ishte pritur në takim nga kancelarja, Angela Merkel, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nesër do të pritet në një takim zyrtarë nga kancelari austriak, Sebastian Kurz.

Sipas Agjendës së Presidentit, ai nesër pasdite do të zhvillojë një takim rreth një orësh me kancelarin Kurz, derisa gjatë qëndrimit në Vjenë pritet të zhvillojë takime me shumë personalitete të jetës politike dhe publike.

Thaçi po ashtu në një ceremoni të veçantë, do të jetë nikoqirë i shumë miqve të Kosovës, të cilët kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Presidenti Thaçi pritet të marrë pjesë në promovimin e librit biografik “New State, Modern Statesman Hashim Thaçi – A Biography”, i cili pritet të promovohet nga Akademia Diplomatike e Vjenës.

Sipas njoftimit të Akademisë ndër më prestigjiozet në Evropë, thuhet se në këtë promovim do të merr pjesë, autorja Suzy Jagger, Ambasadori, Alber Rohn dhe ambasadori Wolfgang Petrisch, derisa si i ftuar i special do të flas edhe presidenti Thaçi.

Thaçi, muaj më parë, kishte zhvilluar një takim bilateral edhe me  presidentin e Republikës së Austrisë, Alexander Van der Bellen, në Pallatin Hofburg në Vjenë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img