Site icon PrishtinaPress

Pas Beogradit në Prishtinë, Qeveria njofton për takimin e Power me Kurtin

Kryeministri Albin Kurti nesër do të presë në takim administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power.

Takimi do të fillojë nga ora 15:00 në ndërtesën e Qeverisë.

Shefen e USAID Kurti do ta presë bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Së bashku, siç njofton ZKM, ata do të shpallin ankandin e parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100MË.

Power po vjen në Kosovë pas vizitës në Beograd.

Siç u raportua më herët, qëllimi i vizitës së saj është për të ulur tensionet në rajon.

 

Exit mobile version