Site icon PrishtinaPress

Pas anulimit të vizitës së djeshme, zyrtari i lartë britanik arrin sot në Kosovë

Vizita e paralajmëruar për dje e zyrtarit të lartë britanik, Richard Moore, u anulua shkaku i kushteve atmosferike të cilat i pamundësuan atij udhëtimin për në Prishtinë.

Mirëpo sot, nga Zyra e Kryeministrit, është bërë e ditur se Haradinaj do ta pres në takim në orën 12:00, Richard Moore.

“Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se javëve të fundit Kosovën e kanë vizituar zyrtarë të lartë ndërkombëtar. Së fundmi në vend ishin dy këshilltarët kryesor të kancelares gjermane Angela Merkel, të cilët kërkuan heqjen e taksës dhe vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Mirëpo, pavarësisht kërkesave të tilla, kryeministri Ramush Haradinaj nuk e ka ndërmend të zmbrapset, ai madje ka thënë se është bërë mjaft me trysni dhe presione ndaj Kosovës.

Exit mobile version