6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Pas ambasadorit, Turqia kthen mbrapa edhe lopët holandeze

Kriza diplomatike mes Turqisë dhe Holandës do të prekë tregtinë e kafshëve.

Shoqata turke e mbarështimit të bagëtive njoftoi të mërkurën se një grup i lopëve holandeze është kthyer mbrapsht në shenjë proteste.

“Grupi i parë i lopëve të racës Holsteiner ka qenë ngarkuar dhe do të kthehen”, tha Bülent Tunç nga shoqata e mbarështuesve.

Ai ka shtuar madje se në ta ardhmen Turqia nuk do asnjë produkt shtazor nga Holanda.

Turqia ka për të mbarështuar lopët e veta në të ardhmen.

Nëse Holanda tërheq lopët e shitura në Turqi, atëherë do t’i duhet t’i therë dhe shesë për mish, shkruan Shekulli.

Shteti i Holandës dhe ai i Turqisë janë duke përjetuar një krizë të thellë të raporteve dypalëshe.

Pas ambasadorit, Turqia kthen mbrapa edhe lopët holandeze

Gjithçka ka nisur kur shteti holandez ka ndaluar që të mbahen mitingje politike të politikanëve turq në Amsterdam.

Ankaraja ka reaguar me zemërim pas refuzimit nga ana e autoriteteve holandeze për të mbajtur miting në qytetet e shtetit të Holandës.

Deri tani, ambasadorit holandez në Turqi i është ndaluar rikthimi në Ankara. Priten edhe deklarata të tjera lidhur me këtë rast.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img