-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Pas akuzave të PDK-së, reagon Caritas Kosova: Dikush ka përdorur emrin tonë!

Dje në një konferencë për media, Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, dhe ministrin Fikrim Damka, se përmes një marrëveshje të lidhur me “Caritas”, kanë keqpërdorur 1.1 milion euro.

Ministria e Zhvillimit Rajonal që drejtohet nga ministri Fikrim Damka dhe vetë Gërvalla kanë reaguar pas denoncimit të PDK-së, duke mohuar akuzat.

Ndërkohë sot ka reaguar organizata Caritas Kosova me seli qendrore në Ferizaj, duke u distancuar nga një zhvillim i tillë dhe duke sqaruar se Caritas Kosova s’ka të bëjë fare me një gjë të tillë.

Nga kjo organizatë kanë thënë se janë organizata e vetme që njihet nga Kisha Katolike si organizatë humanitare dhe që ka legjitimitetin për të vepruar me këtë emër, dhe theksojnë se funksionimi i organizatave të tjera me të njëjtin emër në Kosovë është shkelje flagrante në reputacionin dhe emrin e Caritas Kosova.

Më poshtë reagimi i plotë:

Zyra Qendrore e Caritas Kosova në Ferizaj reagon në lidhje me lajmet e fundit për një marrëveshje në mes të Caritasit Zvicerran dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

Ky reagim bëhet për të njoftuar opinionin e gjerë dhe për të qartësuar përdorimin e emrit “Caritas”. Caritas Kosova distancohet nga këto zhvillime dhe nuk ka të bëjë asgjë me marrëveshjen në fjalë.

Caritas Kosova është organizata e vetme e cila njihet nga Kisha Katolike në Kosovë si organizatë humanitare dhe e cila ka legjitimitetin për të vepruar me këtë emër.

Prandaj, operimi i organizatave tjera në territorin e Republikës së Kosovës me emrin Caritas, konsiderohet nga ne si ndërhyrje flagrante në reputacionin dhe mandatin e Caritas Kosova.

Ferizaj, 02.06.2022

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img