2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Pas aksionit “Brezovica” reagojnë serbët: Në vend se të na uronin Krishtlindjet, Policia e Kosovës na frikësoi me armë

Me urdhër të Prokurorisë Themelore të Ferizajt sot Policia e Kosovës vazhdoi operacionin “Brezovica”. Operacioni ishte i përfshirë në 10 lokacione të vendit.

Prishtina, Ferizaj dhe Shtërpca ishin disa nga lokacionet që u përmendën. Për ndërhyrjen në Shtërpcë së fundi kanë reaguar serbët.

“Përfaqësuesit e pushtetit në Prishtinë në vend që t’i urojnë serbët për festën e Krishtlindjes siç duhet, ata i kanë frikësuar besimtarët me armë”, thuhet në reagimin e Zyrës serbe për Kosovë, transmeton Insajderi.

Sipas kësaj zyre, kontrolli i sotëm nëpër shtëpitë serbe në Shtërpcë në ditën e Krishtlindjeve është presion dhe kërcënim i ri për ta.

Po ashtu, në reagim u akuzuan autoritetet kosovare se nën petkun e luftës kundër korrupsionit i frikësuan dhe u hakmorrën ndaj serbëve në prag të festës më të rëndësishme fetare.

Theksojmë se nga aksioni i sotëm i Prokurorisë Themelore të Ferizajt u arrestuan shtatë persona.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img