Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Komoran, ku një grua e re, Festina, ka humbur jetën pas një komplikimi gjatë lindjes së vajzës së saj, shkruan Insajderi.
Ajo ka vdekur pas komplikimeve që pasuan përgjatë lindjes.
Familjet Shala dhe Bujupi kanë njoftuar për këtë humbje të rëndë, duke shprehur dhimbjen për këtë tragjedi.
Lamtumira e fundit do t’i jepet Festinës sot tek varrezat e fshatit Vukovc në Drenas.
Bashkëshorti i saj, i cili ka ndarë lajmin e trishtë, ka shpërndarë mesazhin për humbjen e gruas së tij, duke thënë: “Pas një komplikimi të madh pas lindjes, ajo nuk arriti të fitojë luftën për jetën. Zoti e mori, pas 9 vitesh pritje për të pasur një vajzë, por nuk mundi ta gëzonte atë. Allahu e pastë dergu në xhehnet, inshalla.”