4.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Pas 8 ditësh do të hapet sistemi online për tërheqjen e 10%

Kryeministri  i vendit Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka folur për miratimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Hoti tha se Ministria e Financave veç ka nisur puna për t’u zbatuar më pas nenet e Ligjit për Rimëkëmbje, duke theksuar se ka kontaktuar Trustin, dhe në fillim të javës që po vjen do të ketë takim me ta.

“Sapo pata një telefonatë të Trustit pensional ku do t’i takoj në fillim të javës, në mënyrë që të sigurohemi që sapo ky Ligj të hyjë në fuqi qytetarët të kenë mundësi që përmes procedurave të thjeshta pas tetë dite të mund t’i tërheqin menjëherë paratë nga Trusti”, u shpreh Hoti.

Më tej Hoti ka bërë të ditur se janë gjithsej 212 milionë euro të cilat qytetarët do të mund t’i tërheqin nga Trusti Pensional i Kosovës.

“Me ligjin që sapo u miratuar, aspektet kryesore janë rreth 212 milionë euro nga Trusti Pensional që mund të tërhiqen nga qytetarët, është fondi prej 200 milionë euro vetëm për biznese, është një fond tjetër prej 20 milionë vetëm për punëtorët që humbin vendet e punës, është heqja e TVSH-së për lënd të parë për prodhuesit vendorë, që besoj do të ndihmojë shumë në këtë drejtim. Lirimi nga interesat dhe ndëshkimet për të gjitha kompanitë për pagesën e tatimeve të ndryshme. Ulja e TVSH-së për gastronomi në 8 për qind dhe fondi për garantim të kredive, për mbulimin deri në 80 për qind të kolateralit për kreditë që do të marrin bizneset privatë që mendoj se do të gjenerojë miliona të ardhura”, tha Hoti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img