Site icon PrishtinaPress

Pas 53 milionëve për Bechtel Enka, Qeveria do të ndajë miliona edhe për Limak-un

Sot Qeveria e Kosovës ndau 53 milionë euro shtesë për “Bechtel Enkan” për autostradën e Shkupit.
Pal Lekaj, ministër i Infrastrukturës, tha se “për shkak të dështimit të Qeverisë së kaluar që t’i paguajë me rregull faturat, koncerziumi ka kërkuar që t’i paguajmë 63 milionë euro për shkak të mbajtjes së pajisjeve gjatë dhe shpenzimeve indirekte”.

“Pas negociatave kemi arritur që të ulim shumën në 45 milionë euro duke shtuar edhe 8 milionë euro të TVSH-së, në total do të paguajmë 53 milionë euro”, ka thënë Lekaj.

Është kompania “LIMAK” ajo e cila ka kërkuar një shumë të madhe parash prej 33 milionë eurosh për zgjerimin e pistës së Aeroportit që të mos ketë probleme në të ardhmen me mjegullën.

Koordinatori për Marrëdhënie me Publikun në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Driton Ujkani kishte bërë me dije se me LIMAK-Kosova kishte zhvilluar bisedime të rregullta për çështje me interes të dyanshëm. “Për zgjerimin e pistës kemi pasur diskutime me Ministrinë e Infrastrukturës duke qenë se projekti është një nismë nga Qeveria e Kosovës dhe ajo si bartëse e projektit ka krijuar forumin ku kemi diskutuar në lidhje me këtë çështje.

Lekaj me të marrë postin e ministrit, kishte vlersuar se do të vazhdohet me realizimin e zgjerimit të pistës së këtij aeroporti, në mënyrë që ky investim do të ketë ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit si dhe në sigurinë e pasagjerëve. /Insadjeri.com

Exit mobile version