“Pas negociatave kemi arritur që të ulim shumën në 45 milionë euro duke shtuar edhe 8 milionë euro të TVSH-së, në total do të paguajmë 53 milionë euro”, ka thënë Lekaj.
Është kompania “LIMAK” ajo e cila ka kërkuar një shumë të madhe parash prej 33 milionë eurosh për zgjerimin e pistës së Aeroportit që të mos ketë probleme në të ardhmen me mjegullën.
Koordinatori për Marrëdhënie me Publikun në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Driton Ujkani kishte bërë me dije se me LIMAK-Kosova kishte zhvilluar bisedime të rregullta për çështje me interes të dyanshëm. “Për zgjerimin e pistës kemi pasur diskutime me Ministrinë e Infrastrukturës duke qenë se projekti është një nismë nga Qeveria e Kosovës dhe ajo si bartëse e projektit ka krijuar forumin ku kemi diskutuar në lidhje me këtë çështje.
Lekaj me të marrë postin e ministrit, kishte vlersuar se do të vazhdohet me realizimin e zgjerimit të pistës së këtij aeroporti, në mënyrë që ky investim do të ketë ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit si dhe në sigurinë e pasagjerëve. /Insadjeri.com