-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Pas 5 orësh pritje në aeroplan, anulohet fluturimi nga Baseli për në Prishtinë

Shumica e fluturimeve  nga Aeroporti i Baselit u anuluan mbrëmjen e së enjtes si pasojë e kushteve atmosferike – borës së madhe, duke lënë kështu shumë udhëtarë të presin për orë të tëra. Kështu ndodhi edhe me udhëtarët që planifikuan nisjen për në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.  

Sinjalizues të Sinjalit që ndodheshin në aeroplanin që ishte caktuar të nisej për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës në orët e mbrëmjes, kanë bërë me dije se pas 5 orësh pritje, është anuluar fluturimi.

Ndonëse ishin kryer të gjitha procedurat, udhëtarët kanë pritur në aeroplan për gjithë këto orë dhe pasi s’është arritur të bëhet nisja, janë vënë në dijeni për anulim.

Kjo situatë ka shkaktuar tollovi e telashe për shumë prej tyre, ndërsa ende nuk dihet nëse janë njoftuar për një fluturim tjetër drejt Kosovës.

Aeroporti i Baselit në një njoftim në faqen e tyre zyrtare ka bërë me dije se për shkak të rrethanave meteorologjike, pistat mund të mbyllen me ndërprerje për periudha të shkurtra kohore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img