Komuna e Prishtinës, ka bërë të ditur se rregullorja për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale, konkretisht neni 2 paragrafi 6.9, përcakton saktë tarifën për shfrytëzimin e hapësirës publike para objektit në të cilin kryhen shërbime tregtare dhe hoteliere, shkruan Telegrafi.
Secili nga shfrytëzuesit e hapësirës publike, sipas komunës i di obligimet financiare ndaj Komunës, lidhur me hapësirën që shfrytëzon. Meqë jemi drejt përfundimit të sezonit dimërore, edhe obligimet për këtë sezonë duhet të përfundohen.
“Pas datës 31 mars, ekipet tona do të jenë në terren për ti bërë verifikimet e nevojshme, dhe në secilin rast ku vërehet shmangie nga pagesa do të shqiptohen gjoba dhe do të bëhet konfiskimi i inventarit/mallrave nga hapësira publike. Përveç kësaj, shfrytëzuesit që nuk i kryejnë obligimet për sezonin paraprak, nuk do të mund të pajisen me lejet për shfrytëzim të hapësirës publike gjatë sezonit verore”, është thënë në njoftimin e Komunës së Prishtinës.