Derisa Ferati dha se s’është e nevojshme për të shkuar në zgjedhje pa u kryer mandati dhe punët e mbetura Hoti pohoi se për shkak të ngecjeve të qeverisë tema e zgjedhjeve është çështje në tavolinë.
“Koalicioni i tashëm nuk ka kurorë, por ka marrëveshje për një program të dakorduar dhe kemi shumë punë për të bërë. Nëse mbahen zgjedhjet çka pastaj? Çka do t’i themi edhe Demarkacionit, ushtrisë, e integrimeve dhe zhvillimit?”, ka thënë deputeti i LDK-së, Ferati në Zona B, duke shtuar se “nuk duhet të futemi në zgjedhje të shpejta”.
Sipas tij “prapa kërkesës për zgjedhje qëndrojnë motive politike, por këto motive duhet të qëndrojnë pas interesit të shtetit dhe qytetarëve”.
“Zgjedhjet duhet të ndodhin kur ka situata të jashtëzakonshme, gjë që nuk ka tani”, pohoi ai.
Ndërsa Hoti, zëvendësministër i Kulturës, Rinisë e Sportit tha se mbajtja e zgjedhjeve është në tavolinë.
“Mbajtja e zgjedhjeve është në tryezë, jo vetëm në mes të koalicionit, por edhe në opozitë, duke marrë parasysh që koalicioni ka ngecur për të kryer përgjegjësitë që i ka, ndonjëherë me faj tonin, ndonjëherë për faj të opozitës”.
“Çështja e zgjedhjeve është e rëndësishme për të cilën bashkërisht duhet të bisedojmë”, shtoi Hoti.
“Nëse zgjedhjet vijën ato duhet të vijën me pajtimin e të gjithë akterëve. Kosova duhet të mësohet të ndjekë rrugë institucionale”.
Hoti përmendi edhe përçarjet e vazhdueshme që kanë qenë brenda LDK-së gjatë këtij mandati.
“Kryeministri (Isa Mustafa) diku rreth 25 apo 30 për qind të deputetëve të vet nuk i ka pasur me vete prej fillimit”.