Site icon PrishtinaPress

Partizani i pafat ndaj Astanas, pëson humbje minimale

Skuadra shqiptare Partiznai i Tiranës ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të Play Off-it të Conference League.

Ata u mposhtën në udhëtim nga skuadra Astana e Kazakistanit, me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golashenues i vetëm ishte futbollisti boshnjak, Stjepan Loncar, në minutën e 41-të.

Pavarësisht humbjes, Partizani zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, ku kualifikimi mbetet ende i hapur.

Të kuqtë e Tiranës shpresojnë në përmbysje të rezultatit në ndeshjen e kthimit, e cila zhvillohet javën e ardhshme në “Air Albania”.

Exit mobile version