Ka përfunduar takimi ndërmjet partive politike, ambasadorit të SHBA-së, Greg Delawie si dhe shefes së Zyres së BE-së, Nataliya Apostalova, që është zhvilluar në objektin e Kuvendit.
Indeksonline mëson se subjektet e koalicionit (PDK,AAK-Nisma) si dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë pajtuar që të votohet demarkacioni, çështje e cila i hap rrugën liberalizimit të vizave.
Ndërsa, ende nuk është deklaruar publikisht ndonjëri prej përfaqësuesve të grupeve parlamentare.
Ndryshe, janë Lista Srpska dhe Lëvizja “Vetëvendosja”, dy subjektet të cilat po kundërshtojnë që të votojnë për demarkacionin. Derisa nesër është paralajmëruar që në ora 10:00 të mbahet seanca.