Ligji për financimin e partive është miratuar në vitin 2013, por një pjesë e tij deri sot as një herë nuk ka gjetur zbatim.
Për katër vjet me radhë nuk është bërë auditimi i financave të partive politike, njofton Klan Kosova.
Për këtë arsye komisioni për legjislacion në bashkëpunim me atë për buxhet, organizuan një debat për këtë problem.
Deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, tha se ky ligj duhet të ndryshohet, pasi që kështu si është çon edhe në konflikt interesi.
E shoqëria civile po kërkon ndryshime në aspektin financimit të partive.
Ndërkohë në këtë takim, pati ide të ndryshme se kush duhet ta bëjë auditimin e financave të subjekteve politike.
U përmendën Agjencia Anti-korrupsion, Zyra e auditorit Kombëtar e KQZ-ja.