13.8 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

Buy now

spot_img

Partitë politike diskutuan për FSK-në, Demarkacionin dhe Asociacionin, por s’ka marrëveshje

Takimi i mbajtur në orët e vona mbrëmjen e kaluar mes partive politike të pozitës dhe opozitës, pas disa orësh debate larg mediave ka përfunduar pa marrëveshje.

Displaying 4eurofly.jpg
Aty është diskutuar për këto çështje: Demarkacionin-Asociacionin, shndërrimin e FSK-së në Ushtri, pozitën e Listës serbe karshi institucioneve, situata në veri të Mitrovicës dhe për ligjin e partive politike, bëjnë të ditura burimet e Telegrafit.

Sipas këtyre burimeve, nuk ka pasur ndonjë marrëveshje pos diskutimeve të shumta në takim.

“Opozita për ushtri kanë kërkuar që të ndryshoj propozimin e presidentit por në parim po mbështetet nga të gjitha partitë politike”, bëjnë të ditur burimet.

Ndërkaq, partitë politike pozitë- opozitë do të kenë dhe një takim të radhës, i cili ende nuk është caktuar se kur do të mbahet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img