Site icon PrishtinaPress

Partitë opozitare lëshojnë seancën, Kuvendi vazhdon punimet pa ta

Deputetët e partive opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës, duke mundësuar vazhdimin e seancës plenare.

Kuvendi aktualisht është duke shqyrtuar Projektligjin për produktet medicinale.

PDK-ja ka larguar nga Kuvendit edhe pankartat “Zdravo”.

Ndërsa, fillimisht gjatë fjalimit të kryeministrit Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit, deputetë e ministra janë përfshirë në përleshje fizike.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës në drejtim të foltores së Kuvendit, Mërgim Lushtaku, ka hedhur ujë në drejtim të Kurtit dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi. Ky i fundit e ka hedhur shishen në drejtim të tij. Më pas, Lushtaku e ka shtyrë ministrat Hekuran Murati dhe Albulena Haxhiun. Kjo e fundit është dëgjuar të thotë “a je normal”.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thirrur Policinë brenda sallës së parlamentit.

Exit mobile version