Site icon PrishtinaPress

“Partia në pushtet përdori politikisht policinë”, PSD me konferencë të jashtëzakonshme

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, së bashku me anëtarin e kryesisë Dren Kukaj do të mbajnë një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Sipas komunikatës së PSD-së, Molliqaj dhe Kukaj do të paraqesin një rast të përdorimit politik dhe të kundërligjshëm të policisë nga Vetëvendosje.

“I ftojmë të gjitha mediat që sot në ora 11:00, në zyrat e PSD-së (rr. Bajram Kelmendi, Nr 68), të marrin pjesë në një konferencë të jashtëzakonshme, ku kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj dhe anëtari i kryesisë Dren Kukaj do të paraqesin para publikut një rast flagrant të përdorimit politik dhe të kundërligjshëm të policisë nga ana e partisë në pushtet”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version