Kandidatët e PS-së dhe të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Libohovë janë kushërinj.
I ftuar në Euronews Albania këtë të mërkurë ishte kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Adil Xhelili, i cili tregoi se kandidati që ka përballë, Leonard Hide është kushëriri i tij i parë.
Pjesë nga biseda në studio:
Sidorela Gjoni: Më ka ardhur një mesazh në telefon zoti Xhelili që më thotë se kandidati juaj përballë, kandidati i Partisë Socialiste është kushëriri juaj, është e vërtetë?
Xhelili: Po është shumë e vërtetë. Është kushëriri i parë!
Sidorela Gjoni: Po si ka mundësi brenda familjes?
Xhelili: Për këtë mund të pyesësh ministren Mirela Kumbaro dhe klanin e Partisë Socialiste në qark.
Sidorela Gjoni: Flet me kushëririn tani që jeni kundërshtarë?
Xhelili: Po flasim, kur shkëmbehemi në rrugë flasim
Sidorela Gjoni: Nuk do flasësh më më duket se shoh që qenke ftohur me kushëririn!
Xhelili: Unë jam një tip që politikën e kam mbajtur jashtë familjes dhe gjithmonë jam përpjekur që lidhjet familjare të mos ndikohen nga bindjet apo nga opinion. Si i tillë e kam parim nga të parët e mi që mos të vendosim politikën mbi familjen.