Site icon PrishtinaPress

Partia Fjala hap fushatën, nuk fton qytetarët

Partia Fjala sot ka hapur zyrtarisht fushatën me sloganin “Kundër të keqes”.

Kryetari i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, tha se sot nuk i kanë ftuar qytetarët të jenë prezent në hapjen e fushatës së partisë së tyre pasi sipas tij qytetarët janë lodhur e mashtruar – dhe nuk është e drejtë tu kërkohet edhe të dalin të tubime zgjedhore.

Ndërsa kandidati për deputet nga partia Fjala, Avni Çakmaku tha se programi i partisë “Fjala” bazohet në moral dhe vlera për të cilat i ftoi qytetarët t’i bashkohen këtij vizioni.

Sipas tij, synim i “Fjala-s” është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit për çka shfaqi skepticizmin se këto dukuri negative mund të luftohen nga partitë tjera.

Partia Fjala ka gjithsej 50 kandidatë për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Exit mobile version