Partia Fjala, ka njoftuar se në radhët e saj është bashkuar kampioni i shumëfisht në kick box, Shemsi Beqiri.
Siç njofton kjo parti, zyrtarizmi do të bëhet sot në Solothurn të Zvicrës.
“Pas takimit që ka pasur me Kryetarin e Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi dhe me përfaqësuesit e Partisë Fjala-Dega në Zvicër, kampioni i dymbëdhjetëfishtë botëror në kickbox Shemsi Beqiri, ka marr vendim të i bashkohet Partisë Fjala”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.