-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Partia e Serbëve të Kosovës e quan të çmendur deklaratën e Listës Serbe

Partia e Serbëve të Kosovës, e ka quajtur të çmendur deklaratën e Listës Serbe, ku bëri thirrje për kryengritje, pas arrestimit të një serbi në veri të vendit nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti dyshohet për sulmin mbi zyrtarë policorë dhe djegien e disa veturave me targa RKS.

Sipas reagimit të kësaj partie, kjo do të ishte kryengritja e parë e serbëve në Kosovë, e nisur nga dikush me një kostum prej 1500 eurosh nga Beogradi.

“Thirrja e sotme drejtuar serbëve për t’u ngritur, e dërguar nga Goran Rakiq, paraqet fazën e fundit të çmendurisë së Listës Serbe dhe njerëzve që e udhëheqin atë. Do të ishte kryengritja e parë e serbëve në Kosovë, e nisur nga dikush me një kostum prej 1500 eurosh nga Beogradi para kamerave televizive”, thuhet në reagim.

“Serbët gjithmonë kanë nisur kryengritjet nëpër fshatra dhe i kanë bartur nëpër qytete dhe tani asnjë serb në Kosovë nuk dëshiron kryengritje, por paqe dhe zhvillim. Por nëse ka kryengritje, ftojmë Goran Rakiqin, Petar Petkoviqin dhe kolegët e tyre nga Lista Serbe që të jenë ndër të parët që do të ngrihen me gratë dhe fëmijët, me prindërit e tyre dhe të shesin pronat e tyre në Beograd mbi ujë, Vrnjaçka banja, për qëllimet e kryengritjes. Greqia dhe Mali i Zi, …”.

“Kryengritja duhet paguar me ca para dhe më e drejta do të ishte që të ishin paratë që Goran Rakiq dhe “shokët” e tij u vodhën serbëve në Kosovë dhe u kthyen në pasuri të shtrenjta të paluajtshme ku kalojnë pushimet dhe bëjnë thirrje për një kryengritje!!!”, thuhet në reagim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img