1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Partia e Fatmir Limajt: Mos i besoni sondazhit të VV-së, ne i kemi 10 për qind

Nëse sot mbahen zgjedhjet NISMA për Kosovën i ka të sigurt se do të fitoj 10 deputet në parlamentin e Kosovës. Kështu e nis reagimin partia e Fatmir Limaj ndaj sondazhit të Lëvizjes Vetëvendosje e cila e ka nxjerrë Nismën më vetëm 3 për qind të mbështetjes popullore.

“Nëpër media sot po qarkullojnë disa sondazhe të porositura e të cilat kanë për qëllim të vetëm dezinformimin e opinionit publik. Për hir të së vërtetës dhe opinionit ne ju informojmë se NISMA për Kosovën rregullisht bënë matjen e opinionit publik për nevojat e saja të brendshme dhe nga këto rezultate del se: Nëse sot mbahen zgjedhjet NISMA për Kosovën i ka të sigurt se do të fitoj 10 deputet për parlamentin e Kosovës, kjo është e vërteta e disponimit momental të opinionit publik në Kosovë.

Ky rezultat është rrjedhë logjike kur shihet aktiviteti i përditshëm i NISMA-së nëpër gjithë Kosovën poashtu edhe aderimet e shumta të intelektuale e të rinjve në NISMA në të gjitha qytetet e Kosovës”, thekson Nisma për Kosovën.

Në bazë të këtij sondazhi, VV ka dalë partia e parë, PDK e dyta, LDK e treta, AAK e katërta, AKR e pesta…

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img