2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Partia e ekstremit të majtë në Maqedoni: Presim që Mickoski të dënojë sjelljen “skandaloze” të Osmanit në takimin me Kurtin

Partia e ekstremit të majtë në Maqedoni “Levica”, thekson se kryeministri i Maqedonisë së Veriut pritet të dënojë sjelljen e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë kontrollit rutinë në aeroportin e Shkupit në takimin e sotëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një komunikate për media, Partia e Majtë gjithashtu njoftoi se është duke paraqitur interpelancë për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Partia thekson se kjo nuk është hera e parë që presidentja e Kosovës Vjosa Osmani shkakton incident.

Osmani, thonë ata, ka shkaktuar një situatë të ngjashme me linjat ajrore “Turkish Airlines” dhe “Austrian Airlines”, gjatë së cilës kompanitë nuk kanë lejuar ngritjen e avionit derisa të respektohen standardet ndërkombëtare të aviacionit për trafikun civil.

“Presim që në takimin e paralajmëruar Mickoski-Kurti, kryeministri i qeverisë maqedonase të dalë në mbrojtje të institucionit maqedonas dhe ta dënojë qartë këtë sjellje skandaloze të presidentes të Kosovës”, tha “Levica”, transmeton KO.

Për iniciativën për interpelancën e Gashit, nga partia thonë se incidenti ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, që reflekton mosrespektim sistematik të institucioneve dhe ligjeve, fillimisht nga vetë Afrim Gashi, i cili nuk ka kompetencë të reagojë në një rast konkret.

“Reagimi i sigurimit të tij, përtej autoritetit të tij, de facto pengoi funksionimin normal të procedurave të sigurisë”, thotë partia.

Partia thekson se “edhe pse është e qartë se bëhet fjalë për një tejkalim skandaloz të autoritetit, ku institucionet maqedonase janë duke u minuar për të mbrojtur një zyrtar nga një shtet tjetër – tash e tri ditë nuk ka asnjë njoftim për përgjegjësi nga Qeveria, përveç disa njoftimeve të përgjithshme dhe diplomatike”.

E majta është e vendosur që Afrim Gashi nuk ka më integritet për të kryer funksionin e kryeparlamentarit dhe për këtë do të bëjë interpelancë për shkarkimin e tij, njoftoi kjo parti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img