1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Parlamenti i Ukrainës: Na u pranua aplikimi në BE me procedura të përshpejtuara

Nga Parlamenti i Ukrainës kanë njoftuar se u është marrë parasysh dhe u është pranuar aplikimi për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, me procedurë të përshpejtuar.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të flasë sot para eurodeputetëve. Kuvendi atje njofton se është pranuar edhe dokumenti i nënshkruar nga Presidenti, për anëtarësim në BE.

“Sot, me 1 mars, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’u adresohet deputetëve të Parlamentit Evropian”.

“Aplikacioni i nënshkruar për hyrjen e Ukrainës në BE, me procedura të përshpejtuara, u pranua dhe u mor parasysh. Fjalimi i Presidentit do të transmetohet me video”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga faqja zyrtare e Parlamentit të Ukrainës në Twitter. 

Zelensky, i shoqëruar nga kryeministri dhe kryeparlamentari ukraianas, nënshkroi dje aplikimin për anëtarësim, derisa ekipi i tij po negocionte me ekipin e Rusisë në kufi të Bjellorusisë.

Ukraina, në gjendje lufte, i ka intensifikuar kërkesat e saj për afrim me Perëndimin, duke kërkuar anëtarësim në NATO dhe BE.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img