Site icon PrishtinaPress

Parlamenti Evropian do të debatojë për parregullsitë e raportuara zgjedhore në Serbi

Parlamenti Evropian (PE) do të debatojë për parregullsitë e raportuara në zgjedhjet kontroverse të 17 dhjetorit në Serbi, gjatë një seance plenare të mërkurën.

Zgjedhjet parlamentare, lokale dhe krahinore të 17 dhjetorit 2023, të fituara nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet, u njollosën nga akuzat dhe protestat për mashtrim dhe vjedhje votash.

Parlamenti Evropian votoi në një seancë të hënën për ta futur në rend të ditës diskutimin për parregullsitë e raportuara në zgjedhjet serbe në seancën e radhës pas dy ditëve.

Ky ishte një propozim i përbashkët i socialistëve, demokratëve, liberalëve, të gjelbërve dhe majtistëve. Propozimi u kundërshtua nga Partia Popullore Evropiane (PPE), e cila është e lidhur me partinë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, SNS.
Në Serbi janë mbajtur një sërë protestash pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit, të nxitura nga akuzat për vjedhje elektorale nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet, e cila e shpalli fitoren në të gjitha nivelet.

SNS-ja dhe udhëheqësit shtetërorë i mohojnë këto akuza. Artikullin e plotë mund ta lexoni duke klikuar këtu

Exit mobile version