1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Parlamenti Europian kërkon Asociacion dhe marrëveshje me njohje reciproke Kosovë-Serbi

Në draft-raportin e Parlamentit Europian për Kosovën, i përgatitur nga Komiteti për Punë të Jashtme, i është bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për angazhim në dialog dhe arritje të një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve me njohje reciproke. Po ashtu, PE thotë se duhet të zbatohen edhe marrëveshjet e kaluara, përfshirë themelimin e Asociacionit.

Në paragrafin për pajtimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, PE i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për angazhim në dialog për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje reciproke.

“[PE] rithekson mbështetjen e plotë për Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë; i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në këtë dialog me mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, bazuar në njohjen reciproke, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare; bën thirrje për zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve përkatëse, duke përfshirë themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe”, thuhet në raport.

Sidoqoftë, njohja reciproke de jure mes Kosovës dhe Serbisë nuk kërkohet në planin e dorëzuar për palët nga BE-ja, i njohur si franko-gjerman, për aq sa është parë në publik.

Zëdhënësi i Parlamentit Europian, Janne Ojamo, ka thënë për Gazetën Express se ky draft mund të ndryshohet para votimit përfundimtar. Ai tregoi edhe datat kur do të dalë në votim.

“Sipas planit aktual, raporti do të diskutohet në komision më 9 shkurt (javën e ardhshme) dhe do të votohet në komision më 26 prill”, tha ai.

Në këtë draft-raport Kosova përgëzohet për në një numër iniciativash të bashkëpunimit rajonal dhe e inkurajohet që të shtojë përpjekjet e saj për pajtim dhe të kërkojë zgjidhje për mosmarrëveshjet e kaluara.

Ndërkaq, shprehet keqardhje për faktin se iniciativat për përfshirjen e komunitetit serb në strukturat politike, sociale dhe ekonomike të Kosovës mbeten shumë të kufizuara, duke i bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës që të angazhohen për dialog të vërtetë për të rritur besimin reciprok.

PE po ashtu ka dënuar “të gjitha veprimet që rrezikojnë stabilitetin dhe rrezikojnë procesin e pajtimit, duke përfshirë tensionet në veri të Kosovës dhe rikujton përgjegjësinë e përbashkët për paqen dhe sundimin e ligjit për të gjithë njerëzit në Kosovë”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img