Parlamenti çek ka miratuar një mocion që e përshkruan administratën aktuale ruse si “terroriste”.
Mocioni veçoi sulmet e përhapura ndaj objektivave civile ukrainase dhe infrastrukturës kryesore të energjisë.
Gjatë votimit, 129 nga 156 deputetë të pranishëm në parlament me 200 vende miratuan mocionin, shkruan BBC.
Mocioni u kundërshtua nga të 14 deputetët e partisë së ekstremit të djathtë SPD.
Qeveria çeke e qendrës së djathtë është një nga mbështetësit më të fortë të Ukrainës dhe ishte ndër të parat që dërgoi armë të rënda – përfshirë tanke – për forcat e armatosura ukrainase.