Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë mëngjesin e sotëm një aksion tek parku i qytetit në Prishtinës. Drejtoria e Inspeksionit ka hequr rrethohat metalike te parku duke bërë që ky park të frymojë më lirshëm nga kufizimet e eliminuara.
Poashtu në aksion është liruar edhe zona e trotuarit e cila ka qenë githmonë e zënë nga veturat e parkuara.
“Po i heqim rrethojat tek Parku i Qytetit! Parqet publike duhet të jenë të hapura dhe të sigurta, nuk ka nevojë për kufizime! Kurse, do të vendosim barriera për veturat!
Falenderoj Drejtorinë e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës për punën e shkëlqyeshme” shkruan nënkryetari Alban Zogaj në njoftim./Prishtinapress/