10.2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Parkingu nëntokësor në Prishtinë zbret për 85% disa çmime

Shoferët që parkojnë makinat në parkingun nëntokësor në Prishtinë, së shpejti do të paguajnë më pak.

Bëhet fjalë për ata të cilët kanë kontratë mujore por që nuk e kanë vendin e rezervuar në parking.

“Prishtina Parking”, së bashku me Komunën e Prishtinës, janë duke diskutuar që çmimet të ulen dukshëm.

Për këta persona është planifikuar që pagesa të jetë 40 e 60 euro në muaj.

Ndërsa 250 euro në muaj do të vazhdojnë të paguajnë kompanitë ose personat fizik të cilët kërkojnë vendet e rezervuara këtu.

Menaxheri i parkingut, Korab Fazliu, tha se është planifikuar që të zbritet çmimi i parkimit për ata që parkojnë veturën 15 orë në ditë, ku më lirë do të jetë në orët e natës, por jo edhe për ata që qëndrojnë 1-2 orë.

Fazliu tutje tha se tashmë kanë filluar punimet për rregullimin e problemit me ujërat nëntokësore i cili paraqitet sa herë bie shi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img