Parkingu nëntokësor në Prishtinë do të hapet në fund të muajit nëntor.
Kështu ka konfirmuar nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj.
“Parkingu nëntokësor përballë Katedrales do të hapet në fund të nëntorit!”, ka shkruar Zogaj në Twitter.
Ai ka premtuar se do të kthehet gjelbërimi dhe do të ketë shtigje të ecjes.
“Po do te kthehet gjelbërimi! Do të jetë një park urban shumë i bukur, me shtigje të ecjes dhe mobilieri urbane!”, ka shkruar Zogaj./Prishtinapress/