Site icon PrishtinaPress

Parkingjet me pagesë edhe pas orës 19:00, Havolli jep detaje: Ky vendim vlen edhe për Zonën 2, është kërkesë e banorëve

Shefi i “Prishtina Parking” , Sokol Havolli ka folur për çështjen e zgjatjes së orarit të parkungut me pagesë edhe pas orës 19:00. Sipas tij, ky vendim ka për qëllim rritjen e kontrollit dhe krijimin e kushteve më të mira për banorët rezident dhe ka shtuar se, po i njëjti vendim do të shtrihet edhe në Zonën 2.

“Fillimisht kjo çështje është edhe me rregullore të vjetër, por nuk është zbatuar dhe nuk e di arsyen pse nuk është zbatuar. E dyta, nuk ka kuptim nëse parkingu përgjatë ditës për banorë kryesisht si ka qenë deri më tash ka qenë me pagesë, dhe në orë të mbrëmjes ata kur kthehen nga puna në shtëpi mos me pas hapësirë të mjaftueshme shkaku që ato bllokohen pa pagesë nga vizitorët e tjerë. Kështu që kjo drejtpërsëdrejti ka qëllimin e zgjedhjes së problemit për banorët rezident dhe është hy në rregullore, dhe e njëjta në ndërkohë do të shtrihet edhe në “Zonën 2”, sepse ne kemi bërë analiza dhe e kemi parë që lagjet ngarkohen kryesisht në orët e mbrëmjes edhe nga vizitorët edhe nga banorët”, thotë ai për Gazeta Blic.

“Problemi i madh shfaqet për banorë, ndërsa nëse i analizojmë edhe mbas orës 23- 24 të natës dhe i shohim ngarkesat në lagjet, nuk gjejëmë hapësira nonstop, që nënkupton që kryesisht vizitorët kanë shfaqur pengesa për banorët, tash kjo natyrisht nënkupton që zgjatja e orarit të punës e ka për qëllim rritjen e kontrollit dhe krijimin e kushteve më të mira për banorët në aspektin e parkimit dhe në eliminimin e problemeve ose kaosit në lagjet e banorëve”, tha ai.

Havolli theksoi se, kërkesa për zgjatjen e orarit është bërë nga banorët rezident, jo vetëm e zonës 1, por e të gjitha zonave.

“Kjo është kërkesë e banorëve dhe ka qenë kërkesë e vazhdueshme që të rritet kontrolla. Ne jemi pothuajse 7-8 muaj në diskutim me banorët, dhe një kërkesë e banorëve jo vetëm e zonës 1 por e të gjitha zonave është që kontrolli të rritet deri në orë sa më të këndshme. Pothuajse 90% të lagjeve të Prishtinës nuk e kanë kundërshtu kurrë pagesën banorët rezident, por kanë kërkuar që ne t’a kryejmë detyrën në mënyrë sa më efektive me qëllim që ata t’i kenë hapësirat e tyre në pjesën e pasdites maksimalisht në dispozicionin tyre”, deklaroi Havolli

Exit mobile version