Site icon PrishtinaPress

Parker – Joshua, kush fiton përballet me “bishën” (Foto)

Boksieri amerikan, Deontay Wilder pret luftën Joshua – Parker, për ta mësuar në njëfarë mënyre kundërshtarin e radhës.

Wilder do të takohet me Luis Ortiz më 3 mars, por ka premtuar se do ta ketë një luftë të shekullit me Joshuan apo Joseph Parker, dy boksierët e fundit do të ballafaqohen më 31 mars në Cardiff, transmeton IndeksOnline.

“Fituesi do të vazhdoj. Lufta e peshave të rënda është më e veçanta në këtë sport. Kush fiton merr të gjitha brezat. Dy më të mirët së shpejti do të vijnë, në një natë të veçantë, një moment fantastik – ku e gjithë bota do të jetë krenar. Sa më shpejtë do të jetë mirë për mua edhe për tifozët sigurisht”, ka thënë Wilder.

Gjatë vitit 2017 u diskutua shumë se Joshua do të ketë luftë me Wilderin, kështu muaji tetor mund të jetë një opsion për luftën e shekullit.

Exit mobile version