Akti i tetë i “Jelekëve të verdhë” në Francë, i pari për vitin 2019, u shoqërua nga protesta të dhunshme, përleshje me forcat e policisë dhe djegie makinash e biznesesh.
Më shumë se 100 persona u arrestuan, ndërsa numri total i protestuesve në të gjithë Francën ishte mbi 25 mijë. “Jelekët e verdhë” protestojnë kundër reformave të presidentit Emmanuel Macron, që i cilësojnë të papërballueshme.