Site icon PrishtinaPress

Parim Olluri tregon ngjarjen: Vjosa Osmani i ka thënë Abdixhikut “Unë të nxjerri jashtë prej takimit”

Analisti politik dhe drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri ka thënë se opozita është duke u treguar shumë e heshtur dhe e butë karshi pushtetit. E si argument për këtë rrëfeu një ngjarje që ka ndodhur gjatë një takimi në Presidencë.

Presidentja Vjosa Osmani kishte mbledhur kryetarët e partive poliitke për të diskutuar rreth shtyrjes së zgjedhejve lokale.

E gjatë diskutimeve, Olluri thotë se Osmani i është drejtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, duke i thënë se “unë të qes jashtë prej takimit “.

“Ne e dimë që ka qenë një skandal kur presidentja ka thirrur një takim (për shterjen e zgjedhjeve) me kryetarët e partive politike. Ajo që ka ndodh aty ka qenë skandaloze, kam pritur një rebelim nga kryetar i opozitës, sepse ka pretendime se është kryeopozitari. Në atë takim, njerëz që kanë qenë brenda thonë se, Vjosa Osmani i ka thënë Lumir Abdixhikut ‘unë të qes jashtë prej takimit’”, është shprehur Olluri.

Tutje, Olluri tha se ndaj kësaj qasje, ka pritur që kryeopozitari minimalish të rebelohej.

“Në momentin kur është diskutuar shtyerja e zgjedhjeve, kur presidentja i thotë kryetarit të opozitës kështu, unë pres prej një kryetari i një partie opozitare, minimumi, të jesh rebel ndaj kësaj qeverie. Si mundesh me qenë i heshtur, i butë, pas kërcënimit nga presidentja”, shtoi Olluri.

Exit mobile version