1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Parim Olluri: Kurti nuk jep prononcime për asnjë medium në Kosovë, por flet për Tanjugun

Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk jep pronocime për asnjë medium në vend, por ka dhënë deklaratë për Tanjug-un e Serbisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Olluri kërkon të dijë se në bazë të çfarë analize i doli Tanjug-u kryeministrit medium serioz.

“Pse ne Tanjug? Qysh? Ne baze te cfare analize i doli kryeministrit Tanjug’u medium serioz.  Na te poshter e te anshem e Tanjugu ne kutin e Kurtit na qenka tuj e shkri gazetarine profesionale. Marre per bese!”, ka shkruar ai.

Ndryshe Kurti sot ka folur për procesin e negociatave Kosovë-Serbi dhe për reformat e procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Ai ka thënë sot se pret që takimi i radhës në mes të Kosovës dhe Serbisë të zhvillohet në vjeshtë.

Ai thënë se deri janë mbajtur dy takime në mes tij dhe Vuçiq dhe se takimi i tretë mund të mbahet në vjeshtë.

Kurti është shprehur se megjithatë kjo varet nga ndërmjetësi i negociatave, Josep Borell dhe nga Përfaqësuesi Speciale, Miroslav Lajcak.

“Ne kemi pasur dy takime, dhe ndoshta do ta kemi edhe të tretin në vjeshtë, por kjo varet edhe nga ndërmjetësuesit z. Borel dhe z. Lajcak”, ka thënë Kurti për Tanjug.

Ky është postimi i plotë i Ollurit:

Kryeministri yne nuk jep prononcime per asnje medium te Kosoves. Per Insajder, Ekspres, Metro, Kanal 10, Reporteri, Periskopi, Infokus etj. Pa qellim e kam harruar ndonje.

Dhezet n’kamera e merre hyxhym e jep prononcim per Tanjug’un e Serbise.

Pse ne Tanjug? Qysh? Ne baze te cfare analize i doli kryeministrit Tanjug’u medium serioz.

Na te poshter e te anshem e Tanjugu ne kutin e Kurtit na qenka tuj e shkri gazetarine profesionale.

Marre per bese!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img