4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Parfumin e keni hedhur gjithmonë gabim, zbuloni të fshehtat që duhet t’i dini

Të hedhësh parfumin siç duhet, mund të jetë sfidë. Po të hedhësh shumë, parfumi do të hyjë në çdo vend para teje. Po të hedhësh shumë pak, më mirë t’i kishe kursyer ato para që ke shpenzuar për fragrancën franceze. Njohuritë nuk nevojiten vetëm për sasinë, duhet të dish ku ta sprucosh për të marrë impaktin më të madh dhe si ta aplikosh që të zgjasë gjithë ditën.

Aplikoje në lëkurë të hidratuar
Koha më e mirë për të aplikuar parfumin, ose çdo lloj produkti me atë qëllim, është menjëherë pas dushit. Jo vetëm që lëkura është e pastër, por është gjithashtu e ngrohtë dhe e lagësht duke krijuar kushtet optimale për të thithur plotësisht çdo produkt, përfshirë parfumin. Nëse nuk mund të bësh dush në atë kohë, apliko një locion pa aromë fillimisht. Sa më e hidratuar të jetë lëkura, aq më gjatë do të qëndrojë aroma.

Mos e shkatërro aromën

Shmang ndryshimin aksidental të aromës duke mos e tepruar me kremra apo detergjent trupi me aromë. Ose edhe më mirë, mos i përdor të aromatizuar. Ata mund ta shndërrojnë parfumin tënd ose shumë të ëmbël, ose shumë të fortë, madje edhe të thartë. Mos përdor produkte të tjera të aromatizuara dhe parfumi do ta bëjë rolin e tij shumë mirë.

Hidhe në anën e brendshme të kyçeve të duarve

Këtë e dimë të gjithë, por ndoshta disa nga ne nuk e kanë menduar arsyen. Sprucimi i parfumit në kyçe dhe në qafë nuk është bërë një traditë bukurie vetëm për faktin që zonjat duken shumë elegante kur e bëjnë atë veprim. Qafa, kyçet, pjesa e pasme e gjunjve dhe zonat e tjera të pulseve nxjerrin më shumë nxehtësi sesa pjesët e tjera të trupit dhe kjo nxehtësi aktivizon dhe maksimizon aromën.

Thithe, por mos e fërko

Duhet të mos e fërkosh parfumin për dy arsye. E para, po të fërkosh pulset, mund të mbysësh nuancat e sipërme të aromës, që nuhat në pesë minutat e para. E dyta ky veprim përzien parfumin me yndyrën natyrale të lëkurës, që mund të ndryshojë aromën e tij.

Përdor sasinë e duhur për llojin e fragrancës

Nëse keni menduar ndonjëherë pse disa parfume që kanë të njëjtën aromë, kanë emra dhe çmime të ndryshme, duhet të dish që këto emërtime tregojnë thjesht nivele të ndryshme përqendrimi të fragrancës.

Më i përqendruari është Perfume, i dyti më i përqendruar, Eau de Perfume, i treti, Eau de Toilette dhe i fundit është Eau de Cologne. Sa më i përqendruar, aq më gjatë qëndron dhe aq më pak duhet përdorur. Nuk ka një sasi magjike, por rregulli është dy sprucime në lëkurë janë gjithmonë mjaftueshëm, ndonjëherë janë shumë, sipas revistaclass. Para se të përdorësh një parfum jashtë, testoje në shtëpi. Hidh një spruco mbi kyçin e dorës duke e thithur me kyçin tjetër dhe kontrollo sa i fortë është. Pastaj, kontrolloje çdo 2 orë për të kuptuar sa zgjat.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img