Rastet e zhdukjes së femrave, janë shpeshtuar kohëve të fundit në Kosovë.
Një rast i tillë është raportuar ditën e djeshme në polici në qytetin e Vushtrrisë.
Rasti është lajmëruar nga prindi, i cili ka thënë se vajza nuk i është kthyer në shtëpi që një ditë më parë, ndërsa kishte dalë ngas shtëpia në orën 14:00.
“Policia ka njoftuar se dje rreth orës 14:00 një mashkull është ankuar në polici se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer.”
Policia nuk ka dhënë detaje shtesë në lidhje me rastin në raportin e tyre.
Ata kanë theksuar se rasti po hetohet nga policia