Site icon PrishtinaPress

Paratë e fitores do t’i ndajnë bashkë? Mikela zbulon çfarë ka biseduar me Efin jashtë shtëpisë

Mikela Pupa dhe Gerti Koxha, dy ish-banorë të “Big Brother VIP”, të ftuar në “Wake Up”, kanë dhënë mendimet e tyre për katër finalistët.

Ashtu si Mikela edhe Gerti, mendojnë se Efi Dhedhes është lojtarja më e fortë pas Luiz Ejllit.

“Jam shumë krenare për qëndrimin që ka pasur dhe si i ka menaxhuar gjërat brenda në shtëpi. Ka pasur uljet dhe ngritjet e saj, por unë them me plot gojë që ia ka dalë edhe e shikoj në dyshen finale, me shpresën për fitore”, tha ish-banorja e BB VIP.

Mikela gjithashtu është shprehur shumë e lumtur dhe krenare për Efin që ndodhet në finale. E pyetur nga Gerti nëse Efi do fitojë a do ta ndajnë bashkë çmimin, Mikela shprehet se nuk i tregojnë të gjithë gjërat, duke preferuar të heshtë.

“Jam shumë e lumtur, ne plotësonim njëra-tjetrën, ne ishim një personazh dhe gjysma ime është akoma aty në finale. Kjo për mua është gjëja më e mirë”, tha Mikela.

Duke qeshur ndërhyn Gerti, i cili e pyet “Domethënë në qoftë se fiton Efi merr 25 mijë euro?”.

“Tani nuk i tregojmë këto, i kemi për vete”, tha Mikela Pupa. Edhe më herët, ish-konkurrentja e “Big Brother” ka treguar se është ndër mbështetëset më të zjarrta të mikeshës së saj./PrishtinaPress/

Exit mobile version