7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Parashikohet rënie e temperaturave ditëve në vijim

Sipas Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), temperaturat në mbarë vendin pritet të lëvizin nga 28°C deri në 33°C gjatë ditës, me ulje të natës prej 17°C deri në 22°C

Në një njoftim në Facebook, ASHNA theksoi se vapa e vazhdueshme, tashmë në ditën e dhjetë, ka thyer rekorde të temperaturave.

Më tej ASHNA theksoi se nga pasditja e së mërkurës deri të shtunën, përplasja e temperaturave të larta me rrymat më të ftohta të ajrit do të shkaktojë formacione stuhish.

“Që nga e mërkura mbasdite e deri të shtunën, në një situatë kur kemi temperatura shumë të larta në përplasje me një valë rrymimesh ajrore më të ftohta, do të kemi zhvillime stuhishë të përcjellura me rrebeshe shiu, vende vende edhe breshëri dhe erërash të fuqishme që do të ndikojnë në një rënie prej 3 – 5°C të temperaturave maksimale, e që do të na shoqërojnë deri në mesin e javës së ardhshme.” – thuhet ndër të tjera në njoftim.

“Temperaturat maksimale në vendin tonë do të arrijnë në mes 28°C – 33°C, ndërsa minmalet do të luhaten ndërmjet 17°C – 22°C. Erërat do të jenë drejtimesh të ndryshme të domin

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img