-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Parashikimi i motit, ulen temperaturat, valë e re reshjesh shiu e bore

Cikloni kaloi sot mbi rajonin tonë dhe tani gjendet në Detin Egje në Greqi duke kushtëzuar rrymime të ftohta ajrore në rajonin tonë.

Për këtë arsye temperaturat po shënojnë ulje, ndërsa gjatë natës pason një valë e re reshjesh atmosferike, edhe pse nuk priten reshje të mëdha dhe se reshjet nuk do të jenë gjithëpërfshirëse.

Pas uljes së temperatura reshje bore kanë filluar fillimisht në viset e larta malore pastaj edhe në shumë zona kodrinore-malore, ndërsa gjatë natës fjolla bore do të ketë edhe në vise më të ulëta. Reshjet e borës do të fillojnë në veri të vendit dhe do të zgjerohen gradualisht drejt Rrafshit të Kosovës. Më shumë reshje bore priten në viset kodrinore-malore, por gjithsesi fjolla bore parashihen edhe në disa zona më të ulëta si në territorin e Podujevës dhe Prishtinës, por lokalisht edhe në vise tjera ku mund të krijohen edhe shtresa dekorative bore.

Më së paku gjasa për fjolla bore kanë ultësirat e Dukagjinit, megjithatë lokalisht edhe atje në disa vise mund të ketë fjolla të herëpashershme, sporadike bore.

Nga e enjta do të ketë përmirësim gradual të motit dhe reshjet do të jenë të pakta dhe sporadike. Reshje të reja kalimtare priten të shtunën, ndërsa të dielën përmirësim i motit dhe rritje e temperaturave./MeteoBallkan

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img